Aksident i rëndë në autostradën Levan-Vlorë: 1 i vdekur, 1 i plagosur rëndë
1 Shtator 2025 |
15:09
Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në autostradën Levan-Vlorë, në drejtim të mbërritjes për në qytetin bregdetar.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy mjete, përfshirë një kamionçinë, e cila ka përfunduar jashtë rruge.
Si pasojë e përplasjes raportohet se ka ndërruar jetë drejtuesi i kamionçinës, ndërkohë që është plagosur rëndë pasagjeri.
Në vendngjarje është nisur zjarrfikësja, pasi dy personat ishin bllokuar brenda mjetit dhe nuk mund të dalin dot.
Po ashtu, në vendngjarje ka mbërritur edhe policia e Vlorës, e cila po punon për të siguruar zonën dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
Gazetari Artan Hoxha këtë të premte i ftuar në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka zbërthyer detaje të reja lidhur me raportin e fundit të...
Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike
Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka zhvilluar një takim me ish-presidentin francez, François Hollande. Rama priti Hollande në Kryeministri teksa ka ndarë pamje dhe...
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al
Komisariati nr. 1 në Tiranë ka marrë në pyetje administratoren e kompanisë “Sori-Al”, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen pas dyshimeve për helmimin e...
- 14:51 Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten
- 14:45 Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë
- 14:45 Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve, lirohen 320 persona
- 14:40 Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
- 14:38 Fyerje, diskriminim, dhunë, vdekje – DW: Ekspertët paralajmërojnë për rritjen e racizmit anti-musliman në Gjermani
- 14:36 Brukseli propozon zgjatje të statusit për refugjatët ukrainas