Aksident i rëndë në Gramsh, kamioni del nga rruga dhe bie në humnerë, 2 të vdekur dhe një në gjendje kritike

26 Janar 2026 | 14:30

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në aksin Kabash-Porocan, në bashkinë Gramsh, pranë fshatit Bardhan.

Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip kamion ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë. Në automjet udhëtonin tre persona, pjesë e personelit që shërben në zonat rurale, një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i mjetit.

Si pasojë e aksidentit, mësuesja dhe drejtuesi i mjetit kanë humbur jetën në vend, ndërsa infermierja është nxjerrë e gjallë nga mjeti, por ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurës dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë...
16:08 | 24/07/2026

Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Final O’clock”, duke arrestuar pronarin e një argjendarie, i dyshuar për shitjen e bizhuterive dhe orëve luksoze...
15:48 | 24/07/2026

Veliaj reagon pas vendimit të Gjykatës Administrative: Padia për Dadon nuk u lejua të shqyrtohej

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila nuk ka legjitimuar kërkesën e tij lidhur me emërimin...
15:04 | 24/07/2026