Aksidenti në Ersekë-Korçë, shoferi transportohet drejt spitalit të Traumës

21 Shkurt 2025 | 10:22

Lidhur me njoftimin e dhënë mëngjesin e kësaj të premte ku një automjet u aksidentua në aksin rrugor “Ersekë-Korçë”,  burime bëjnë me dije se shoferi i plagosur me iniciale E.I, është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ai fillimisht u dërgua me ambulancë drejt spitalit të Korçës dhe më pas mjekët kanë vendosur ta dërgojnë drejt spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar.

Ngjarja ndodhi në dalje të urës së Selenicës gjatë orëve të para të mëngjesit teksa makina humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat prej betoni anës rrugës. Si pasojë e aksidentit mbeti e plagosur edhe bashkëshortja e tij pasagjere në automjet, shtetasja me iniciale Xh.I..

Policia deklaron se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026