Aksidenti tragjik në Mal të Zi, humbin jetën 3 shqiptarë dhe një malazez
Një aksident tragjik ka ndodhur në Malin e zi, ku për pasojë kanë mbetur të vdekur 3 të rinj shqiptar që jetojnë atje dhe një malazez.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat vendase, sipas të cilave, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në Barane në afërsi të Plavës.
Po ashtu bëhet me dije se viktimat janë shtetasit, Mirza Mekuli, E. Haxhaj, bashkë me bashkëshorten e tij, M. Haxhaj, përkatësisht 26 dhe 20 vjeçe, dhe N.Cirkoviq, 26 vjeçari malazez.
M.Mekuli, ishte e plagosur rëndë dhe ka vdekur në spital pak orë më vonë për shkak të plagëve të marra, shkruan Radio Televizioni i Malit të Zi.
Raportohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilët janë përplasur ‘kokë më kokë’. Hetimet për këtë ngjarje janë duke vazhduar, për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut