Aksion i policisë greke, gjenden 23 kg heroinë në makinën e 30-vjeçarit shqiptar

18 Korrik 2024 | 12:39

Një operacion i policisë greke në rrugën “Egnatia”, ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe lënde narkotike të llojit heroinë.

Operacioni është zhvilluar sot në orët e para të mëngjesit në vendin e quajtur “Çelësi i Imathias” ku është ndaluar automjeti që drejtohej nga një 30-vjeçar shqiptar.

Në bagazhin e mjetit është gjetur një krevat druri fëmijësh, brenda të cilit ishin fshehur 35 pako me 22 kg 872 gram heroinë.

Droga dyshohet të jetë trafikuar nga jashtë për në Greqi por ende nuk ka informacion nëse ajo ka ardhur nga Shqipëria. Policia greke ndërkohë vijon hetimet për zbardhjen e rrjetit të trafikut të heroinës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
17:26 | 10/07/2026

Princ Leka bëhet me djalë, trashëgimtari i ri merr emrin Aleksandër

Familja Mbretërore Shqiptare është shtuar me një anëtar të ri. Ka ardhur në jetë Princi Aleksandër, djali i Princ Lekës dhe Princeshës Blerta. Lajmi u...
16:48 | 10/07/2026

Artan Hoxha komenton protestën: Duhet një plan konkret, ndryshe…

I ftuar në “Now” me Thimi Samarxhi, gazetari Artan Hoxha komentoi ecurinë e protestës qytetare, duke u shprehur se kur kemi arritur në ditën e...
15:53 | 10/07/2026