Provokojnë mediat greke: Tirana po na sfidon me Presidentin Begaj

16 Korrik 2024 | 19:56

Presidenti Bajram Begaj ishte këtë të hënë në Konispol, ku pas pas një sërë aktivitetesh, vendosi edhe një kurorë  me lule në varrezën monumentale “Trëndafilat e Çamërisë”, gjest ky i keqinterpretuar nga mediat greke.

“Ky memorial ju është kushtuar viktimave të eksodit të çamëve gjatë viteve 1944-1945.” –shkruan zyra e shtypit të presidentit Begaj.

Megjithatë  në Athinë ky gjest ka gjetur një hapësirë më të madhe interpretimi, në një  artikull të gazetës “Prototema”, e cila e quan këtë “sfidë” e re nga Tirana: Presidenti shqiptar në eventin për “gjenocidin e çamëve”.

Gazeta e sheh si karshillëk këtë veprim, duke shtuar se deri më tani vetëm disa përfaqësues partiakë kanë marrë pjesë në këto aktivitete që kultivojnë nacionalizmin antihelen në Shqipëri, të cilat organizohen çdo vit nga (PDIU) dhe “Shoqata Patriotike e Çamërisë”.

Gazeta akuzon kryeministrin se po e përdor çështjen e Çamëve për t’iu përgjigjur zhvillimeve në çështjen Beleri, ku shkruan:

“Në një kohë kur tensioni në marrëdhëniet dypalëshe mbetet, pavarësisht lejes gjashtëditore që i dha Fredis Beleris për t’u betuar në Parlamentin Europian, Tirana shfaq humorin e saj duke e ngritur çështjen e Çamërisë në nivelin më të lartë.”

Artikulli mbyllet duke kujtuar takimin e kryeminsitrit Rama me diasporën shqiptare në Athinë, të cilin e quan një miting parazgjedhor e në këtë mënyrë Rama merr votat e çamëve dhe njëkohësisht gjen një levë presioni ndaj Greqisë.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri

Segmenti rrugor Qafë Qelë–Koman, me një gjatësi prej 31 kilometrash, është rikonstruktuar, duke përmirësuar aksesin drejt një prej zonave me potencial të lartë turistik në...
17:31 | 10/07/2026

Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
17:26 | 10/07/2026

Princ Leka bëhet me djalë, trashëgimtari i ri merr emrin Aleksandër

Familja Mbretërore Shqiptare është shtuar me një anëtar të ri. Ka ardhur në jetë Princi Aleksandër, djali i Princ Lekës dhe Princeshës Blerta. Lajmi u...
16:48 | 10/07/2026