Aktivisti: 6 milionë euro në vit mblidhen nga gjobat, 4 milionë nga vendparkimet
Aktivisti Rigels Xhemollari tha për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se 6 milionë euro në vit mblidhen nga gjobat për parkime të gabuara nga policia bashkiake.
Ai shtoi se nga tarifat e vendosura për vendet e parkimit mblidhen 4 milionë euro.
“Më shumë mblidhen nga gjobat se sa nga tarifat e parkimit. Ky është tregues shumë interesant sepse ne kemi një ushtri në rrugë me policë bashkiakë dhe bashkisë i leverdis më mirë në fakt që të vjelë gjoba se parkim,” – u shpreh Xhemollari.
Ndërkaq, gazetari Igli Çelmete theksoi se që prej vitit 2011 deri më sot në vendin tonë kanë ndodhur 8 vrasje dhe 21 plagosje vetëm për vendin e parkimit.
Vrasja e parë ka ndodhur më 10 gusht të vitit 2011 në Sarandë ku një njeri vrau një 79-vjeçar më thikë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë