Aktorja Tolka: Qeveria synon ndërtimin e kullave dhe pastrimin e parave, jo teatrin

13 Tetor 2022 | 07:50

Aktorja Adriana Tolka thotë se qeveria synon ndërtimin e kullave në truallin ku ishte godina e Teatrit Kombëtar, në mënyrë që të bëhet pastrimi i parave.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Tolka u shpreh se duhet së paku të ketë 1 teatër për 100 mijë banorë.

“Tirana është metropol, rreth 1 milion banorë, duhet së paku të ketë 1 teatër për 100 mijë banorë. Ku janë këto teatro? Të jetë ai teatër atje, të jetë një teatër te Bulevardi i Ri; ka vend edhe pranë qendrës, siç i takon në mënyrë dinjitoze një Teatri Kombëtar. Të bëhen sa të duan, por nuk duan.

Qëllimi është ndërtimi i kullave, pastrimi i parave. Janë me qindra, mijëra apartamente të pashitura. Ndërtohen të reja pa pasur nevojë ky qytet, dhe mbeten pashitura”, theksoi ajo.

Ditën e djeshme, dhjetëra persona u grumbulluan para godinës së Strukturës së Posaçme (SPAK), në një protestë që u thirr nga Partia Demokratike për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në protestë morën pjesë aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Ata vendosën pankarta para godinës, ku kërkojnë përgjigje nga SPAK në lidhje me çështjen e teatrit ku, sipas tyre, organi i akuzës hesht prej 3 vitesh.

Godina e Teatrit Kombëtar u shemb më 17 maj të vitit 2020 pas një rezistence të gjatë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e cila kundërshtonte prishjen e ndërtesës me argumentin se përbën Trashëgimi Kulturore.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026