English

Akuzohet se do pastronte mbi 18 mln euro të mafias, shtyhet seanca për Rezart Taçin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Seanca gjyqësore në ngarkim të Rezart Taçit, biznesmenit të akuzuar nga SPAK si i përfshirë në tentativën e pastrimit të 18.3 milionë eurove të mafias italiane, u shty më datë 30 janar ora 12:00, me kërkesë të avokates mbrojtëse Ilenja Mëhilli.

- Advertisement -

Mehilli bëri kërkesë ne seancën e kaluar për pushimin e çështjes, bazuar edhe në kërkesën e prokurorit që ka veçuar çështjen për italianët.

Procesi është veçuar për shtetasit italianë Frencesco Zummo, Ignazio Zumo, Fabio Petruzzella dhe Daniele Cestagalli, të cilët bashkë më TAçin po gjykohen edhe në Itali, për të njëjtën çështje.

Në seancën e radhës, pritet që mbrojtja e Taçit të paraqesë me shkrim parashtrimet e kërkesave për papërdorshmëri dhe pavlefshmëri të provave.

Procesi nga Taçit ishte pezulluar për një vit, për shkak se biznesmeni nuk është gjetur për t’u arrestuar në zbatim të një mase sigurie “Arrest në burg”, dhënë ndaj tij në mungesë.

Rezart Taçi po gjykohet në mungesë, nën akuzën “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grup i Strukturiar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grup i strukturuar kriminal”.

Taçi u shpall zyrtarish në kërkim nga SPAK në muajin nëntor të vitit 2021. Ky i fundit në bashkëpunim me katër shtetas italianë, Artur Ballën dhe Bledar Lilon akuzohen për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal.

Lidhur me këte çështje është denuar kunati i Taçit, Bledar Lilo, me 11 vite burg dhe truproja i tij Artur Balla me 10 vite burg, pasi u shpallën fajtor për 2 vepra penale.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?