Alibeaj firmos deklaratën solemne, PD gati të regjistrohet në zgjedhje (Dokumenti)

Kandidatët e PD
17 Mars 2023 | 11:55

Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar të Partisë Demokratike ka firmosur deklaratën solemne për regjistrimin e PD-së në zgjedhje.

Dokumentacioni i plotësuar, me të dhënat e Alibeajt dhe deklaratën e firmosur është dorëzuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Me dokumentin e plotësuar, Partia Demokratike tashmë është gati të regjistrohet në zgjedhjet e 14 Majit

KAS vendosi ditën e djeshme se kërkesa dhe firma e Alibeaj do të njihen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

KAS rrëzoi kërkesën e Grupit të Rithemelimit që kërkonte të regjistronte Partinë Demorkatike me kryetar Sali Berishën, dhe me 4 vota pro dhe 1 kundër i dha të drejtë grupimit të Alibeajt, të përfaqësohet nga ai si kryetar, duke rrëzuar kështu vendimin e Kryekomisionerit Ilirjan Celibashi i cili kërkoi që deklarata solemne të firmoset nga Lulzim Basha, i cili rezulton ende krytari në letra i PD-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026