“Alibeaj pjesë e mazhorancës”- Baçi: Rama e do atë bashkëkryetar të “Zgjedhores”

25 Janar 2024 | 14:45

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, është shprehur se deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, është defakto pjesë e mazhorancës socialiste.

Komentet Baçi i bëri në Euronews Albania, ku tha se nuk ka shpjegim tjetër, përderisa kryeministri Edi Rama këmbëngul që Alibeaj të jetë bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Ai tha gjithashtu se opozita do të vijojë aksionin e saj në Parlament, deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

“Rama është më i shqetësuari nga të gjithë dhe më i shqetësuar se kurrë. Qysh nga deklarata e Dumanit sot se çështja McGonigal ka që në janar të vitit 2022 që është në hetim. Kjo do të thotë se në hetim është edhe vetë Rama. Kurse kjo puna e kontrollit të SPAK nuk duhet marrë gjithmonë në një këndvështrim.

Kur themi kontroll mbi SPAK ka ndikim mbi SPAK. Ndikon ku i intereson dhe jo aty ku nuk intereson. Ka pas ndikim mbi SPAK që Ahmetaj sot është në arrati. Ndikimi i Ramës mbi SPAK është kjo punë, sepse SPAK mund të bënte atë që bëri me Berishën, që pa pasur indicie vendosi ‘detyrim paraqitje’ dhe ‘ndalim daljeje nga vendi’.

Mos të harrojmë, PE u shpreh qartë, jo reform gjithpërfshirëse, por me përfaqësimin e vërtetë të opozitës. Nuk ka shanse që të bëhet një reform zgjedhore vetëm me ata. Alibeaj defacto është pjesë e mazhorancës. Pse ngul këmbë Rama që duhet të jetë Alibeaj, më thoni ju. Nuk kanë të drejtë ata të vendosin parti zyrtare apo jozyrtare. Është grupi parlamentar që vendos anëtarët e komisionit apo bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Aksioni do të vijojë. Ju mendoni se ne e kemi të lehtë dhe e bëjmë me dëshirë këtë punë? Jemi keq, në vështirësi, por nuk kemi rrugë tjetër. Jepja opozitës Komisionet hetimore, nga 8 jepi një. Jepja opozitës bashkëkryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore”, tha Baçi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024