Alibeaj voton në Tiranë, thirrje për qetësi dhe maturi

14 Maj 2023 | 09:58

Enkelejd Alibeaj ka shkuar në qendrën e tij të votimit në Tiranë rreth orës 9:45.

I shoqëruar nga vajza, Alibeaj ka ushtruar të drejtën e tij të votës.

“Votova për pak minuta sepse besoj se zgjedhja është e lehtë për këdo sot, por kam një mesazh për të gjithë demokratët, për gjithë shqiptarët e ndershëm, për gjithë shqiptarët e lirë. Sot do të duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese të votës në mënyrë të qetë, në mënyrë të matur për të bërë një ndarje me të shkuarën. Sot është dita në fakt, sot është dita që shqiptarët, ata të cilët kohë më parë kanë refuzuar votimit, sot do të duhet të vijnë sepse sot është dita për të bërë një ndarje të madhe me të shkuarën dhe kjo është në dorë të shqiptarëve,” – u shpreh Alibeaj.

Sipas tij ky ndryshim do të mund të vijë vetëm me një pjesëmarrje masive në zgjedhje.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka zhvilluar një takim me ish-presidentin francez, François Hollande. Rama priti Hollande në Kryeministri teksa ka ndarë pamje dhe...
12:41 | 26/06/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al

Komisariati nr. 1 në Tiranë ka marrë në pyetje administratoren e kompanisë “Sori-Al”, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen pas dyshimeve për helmimin e...
12:25 | 26/06/2026

Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”

Një dokument i Europol ka hedhur dritë mbi mënyrën se si karteli famëkeq i Ekuadorit, “Los Lobos”, ndërtoi një rrjet ndërkombëtar trafiku droge me shtrirje...
12:01 | 26/06/2026