Ambasadori amerikan: Partneriteti i SHBA-ve me Kosovën është i fortë
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë partneritet të fortë me Republikën e Kosovës.
Hovenier e bëri këtë deklaratë përmes një postimi në rrjete sociale pas vizitës së Këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
“Kënaqësi të mirëprisja dje në Kosovë Këshilltarin Chollet. Partneriteti ynë me Kosovën është i fortë. Ndërsa ishte këtu, Këshilltari Chollet u takua me liderë të ndryshëm, përfaqësues qeveritarë e shoqërisë civile dhe gazetarë”, shkroi Hovenier në Twitter.
Pleased to welcome @CounselorDOS to Kosovo yesterday. Our partnership with 🇽🇰 is strong. While here, Counselor Chollet engaged with a wide variety of leaders, government and civil society representatives, and journalists. https://t.co/xj3KMO9k95
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) January 12, 2023
Chollet, në përfundim të vizitës së tij në Prishtinë tha se Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë edhe formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Ne besojmë se Asociacioni është një çështje urgjente, është një çështje urgjente në agjendën e dialogut, ka marrë një rëndësi edhe më të madhe pas ngjarjeve të fundit në veri”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve