Ambasadori Durmishi për draftin e Ramës: Nuk e gjykojmë dot, s’e dimë përmbajtjen
Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi ishte i ftuar në Euroenws Albania ku ndër të tjera ka folur edhe për draft-statutin e kryeministrit Rama për Asociacionin e komunave në veri të Kosovës.
Ambasadori Durmishi tha se nuk mund ta kritikojë draft-statutin, pasi nuk e di përmbajtjen e tij dhe është pikërisht mos informimi për përmbajtjen e draftit, arsyeja se pse kryeministri Rama po “kritikohet” nga Kosova.
“Në të gjitha prononcimet në Kosovë, nga personalitetet që kanë një besueshmëri, ka dominuar ky diskurs, për hapat, procedurën dhe përmbajtjen e draftit. Drafti mbase ka mbërritur në adresën e tyre, por gjithsesi kjo është e vetmja vërejtje, nuk e dimë përmbajtjen.
Ajo mund të jetë përmbajtja më e mirë në botë, mund të jetë brilante, këtë do e tregoj koha, por unë duke qenë se nuk e di përmbajtjen nuk mund të flas me paragjykime. Kryeministri Rama mund të ketë një arsye më të fortë se këto konstatime që po themi ne por në këto momente kjo qasje ka dominuar në Kosovë”,-tha për Euronews Albania ambasadori Durmishi.
LEXONI GJITHASHTUL:
- Si “rrodhi” videoja e Safet Gjicit? Gazetari zbardh skemën: U shpëtoi nga duart!
- “Këto janë sekrete!”, Trump pranon konfidencialitetin e dokumenteve
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 12:31 Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë
- 12:11 Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
- 11:33 “Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
- 11:18 Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq