Ambasadori i BE-së: Kosovës i duhet urgjentisht një Kuvend dhe Qeveri e re
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka shprehur zhgënjimin e tij pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës nga deputetët e zgjedhur në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Duke folur nga holli i Kuvendit pas përfundimit të seancës konstituive të 52-të, Orav tha se vonesat institucionale po e dëmtojnë Kosovën dhe e bëjnë më të vështirë rrugën drejt integrimit evropian.
“Kosovës i duhet një Kuvend pak a shumë menjëherë. Kosovës i duhet një qeveri e re, një qeveri e re që do ta ndërtojë urën e re, një urë të re dhe të fortë mes Kosovës dhe Brukselit”, theksoi ai.
Orav theksoi se një qeveri funksionale dhe legjitime është çelësi për thellimin e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian dhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit.
Në seancën konstituive të radhës ishin të pranishëm edhe përfaqësues ndërkombëtarë nga SHBA, Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca.
“Ne erdhëm këtu me shpresa të mëdha, por fatkeqësisht prapë nuk ndodhi asgjë”, u shpreh ambasadori Orav, duke reflektuar mbi zhgënjimin e partnerëve ndërkombëtarë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit
Konflikt me sende të forta mes dy personash në Shëngjin, një i lënduar. Policia jep detajet
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
- 08:17 Paralizohet Ngushtica e Hormuzit, vetëm një tanker kalon në ditë! Nafta rritet me 100 dollarë
- 08:14 Prokurorët: Njollat e gjakut të gjetura në objektet në shtëpinë e këngëtarit D4vd dyshohet se janë të 14-vjeçares
- 08:11 Irani refuzon propozimin e ri të SHBA-së për armëpushim
- 08:06 Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve
- 08:03 Sulm masiv me dronë në Shën Petersburg, tymi i zi mbulon qytetin (VIDEO)
- 07:57 Shteti me shumicë myslimane që nuk lejon shamitë e kokës dhe mjekrat e gjata