Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë uron Klodian Brahon për zgjedhjen në krye të SPAK

11 Dhjetor 2025 | 18:11

Pas reagimit të Ambasadës së SHBA-së dhe kryeministrit Rama, edhe Ambasada Gjermane në Tiranë ka postuar një deklaratë në lidhje me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, ku ambasadori gjerman i shpreh urime Klodian Brahos.

“I uroj shumë sukses Klodian Brahos dhe të gjithë punonjëseve e punonjësve të SPAK-ut në detyrën e tyre ambicioze, si dhe një bashkëpunim të frytshëm me institucionet shqiptare dhe ato ndërkombëtare”, thotë ambasadori.

Ambasadori Bergner thotë se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka një rëndësi të jashtëzakonshme për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE ndërsa i shpreh mirënjohje dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë për procesin transparent të zgjedhjes.

“Lufta e vendosur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka një rëndësi të jashtëzakonshme nga këndvështrimi i Gjermanisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, të cilin ne e mbështesim. Për punën e rëndësishme të SPAK-ut mbeten thelbësore integriteti, pavarësia dhe respektimi i standardeve më të larta të shtetit të së drejtës. Mirënjohja ime sot shkon edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë për procesin transparent të zgjedhjes dhe për të gjitha institucionet e drejtësisë në Shqipëri, të cilat çdo ditë kontribuojnë për shtetin e së drejtës”, thuhet në reagimin e Ambasadorit të Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026