Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, zbulon marrëdhëniet mes Ramës dhe Kurtit
Petrit Malaj, i njohur si aktor, prej një muaj tashmë është edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë.
Ambasadori ishte i ftuar këtë të premte në “Good Morning Albanians” ku ndër të tjerat ka komentuar edhe marrëdhënien mes kryeministrit shqiptar dhe atij të Kosovës.
Malaj tha se nuk duhet të pretendojmë që të jemi në dijeni të çdo takimi e bisedimi mes dy kryeministrave, por nuk duhet as të mendojmë se ata nuk janë në një marrëdhënie të vazhdueshme. Sipas tij, mes dy shteteve shqiptare ka një marrëdhënie shumë të mirë politike.
“Marrëdhënia e tyre, unë di që është normale, Di që takohen e bisedojnë, s’duhet të mendojmë se çdo bisedë e tyre do dalë në media. Komunikimi është padyshim i vazhdueshëm.
Ju siguroj që marrëdhëniet mes dy shteteve janë të shkëlqyera dhe do jenë përsëri të shkëlqyera, nuk ka si të ndodh ndryshe. Kosova tashmë po ecën në drejtimin e duhur dhe Shqipëria është mbështetësja me e mirë e saj”,-tha Petrit Malaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 17:22 Trump heq dorë nga taksa 20% për transportin detar: Ngushtica e Hormuzit është e hapur për të gjithë, përveç Iranit
- 17:19 Pse sulmi i Arabisë Saudite në një aeroport në Jemen tregon se lufta SHBA-Iran po përshkallëzohet?
- 17:10 Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 17:09 Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
- 17:09 Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
- 16:53 Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit