Ambasadori i Ukrainës në Serbi: Nuk e kemi ndryshuar qëndrimin tonë për Kosovën
Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach deklaroi se qëndrimi i Kievit zyrtar për çështjen e Kosovës nuk ka ndryshuar.
Tolkach komentoi në intervistë për RTK, qëndrimin e Kosovës për agresionin rus kundër Ukrainës, i cili sipas tij, është plotësisht në përputhje me Perëndimin dhe u shpreh mirënjohës për këtë.
“Ne kemi qenë gjithmonë të qëndrueshëm në politikën e jashtme dhe gjithmonë kemi mbështetur çdo vend brenda kufijve që njihen ndërkombëtarisht. Nga ana tjetër, Ukraina së bashku me vendet e tjera evropiane u përpoqën të ndalonin luftërat e përgjakshme në këtë rajon, siç ishte ajo e vitit 1999, por përpjekjet tona nuk mjaftuan.
“Prandaj sot jemi mirënjohës për mbështetjen që Kosova i jep Ukrainës, por në të njëjtën kohë ritheksojmë qëndrimin tonë parimor se duhet respektuar integriteti territorial dhe sovraniteti”, u shpreh ambasadori Tolkach.
Një ditë më parë, deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko u shpreh për “Euronews Albania”, se është koha që Ukraina të njohë pavarësinë e Kosovës.
Ai ka dorëzuar një draft-rezolutë në Parlament, ku bëhet thirrje që vendi të njohë pavarësinë e Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 18:06 Waltz: Marrëveshja bërthamore varet nga anëtarësimi i Arabisë Saudite në Marrëveshjet e Abrahamit
- 17:50 Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)
- 17:45 Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 17:34 Sezoni turistik në Theth, turistja kanadeze: Vendi duket si parajsë. Kamarieri: Marr 2 milion lek në muaj
- 17:17 Tërmetet shkatërrimtare në Venezuelë, 5.546 viktima. Dëmet arrijnë në 19,6 miliardë dollarë
- 17:06 Sulmi në Berlin, qeveria gjermane: Akt terrorist, autori ende në arrati