Ambasadorja Kim reagon për sulmin ndaj SPAK: Këto s’janë standarde

9 Maj 2022 | 17:53

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim gjatë fjalës së mbajtur në një konferencë të organizuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor,ka deklaruar se Shqpëria duhet të ketë një drejtësi me standarde të BE-së.

“Nuk duhet të vazhdojmë me drejtësinë e të shkuarës, drejtësia që duhet të vijë në Shqipëri është ajo me standarde që janë në përputhje me BE. Kjo është ajo që njerëzit presin”, tha Kim.

Gjatë konferencës me teme “Drejtësia në kohë sfidash”, ambasadorja shprehu rezerva dhe për sulmet ndaj SPAK.

“Që reforma në drejtësi të jetë e suksesshme duhet që drejtuesit politikë në pushtet ose jo, të mos thonë drejtësia futi anën time në burg. Këto nuk janë standardet e drejtësisë”, shtoi Kim.

Të shtunën, gjatë Asamblesë së PS, Rama e cilësoi punën e SPAK si “tallje të madhe me shqiptarët”.

Rama tha se SPAK është duke e humbur luftën me të keqen në vend, ndërsa paralajmëroi se durimit të qeverisë lidhur me këtë situatë po i vjen fundi.

Kreu i SPAK, Arben Kraja në një reagim për Euronews Albania për këto sulme, tha se organi që ai drejton nuk vepron mbi deklarata politike, por mbi kallëzime.

Kraja la të nënkuptohet se Rama (PS) ndryshe nga deklaratat nuk ka bërë kallëzim në SPAK për pretendimet mbi subjekte të caktuara.

LEXONI GJITHASHTU:

Rama sulmon SPAK-un: Jeni në prag të skualifikimit, po na soset durimi

Akuzat e Ramës për SPAK, Arben Kraja përgjigjet për Euronews Albania

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis marshimi i qytetarëve, po shkojnë drejt komisariatit nr. 3 ku po mbahen protestuesit e arrestuar

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e tyre...
21:59 | 02/07/2026

Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë

Gazetari Klevin Muka këtë të enjte ka lexuar një komunikatë në emër të grupit koordinues të protestës ku ka deklaruar se protesta e sotme para Parlamentit...
20:45 | 02/07/2026

Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar katër punonjës të Policisë së Shtetit në Shkodër, të dyshuar për “shpërdorim detyre”, në lidhje me largimin e...
19:50 | 02/07/2026