Amnistia| Korreshi: S’mund të praktikohet edhe për të korruptuarit e ish-ministrat
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, është shprehur se opozita kundërshton me forcë një pikë të amnistisë që parashikon uljen e dënimit edhe për personat e arrestuar nga SPAK për korrupsion.
Komentet Korreshi i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se ky ishte një propozim i deputetit socialist Plarent Ndreca, që u përpoqën t’ia ngarkonin deputetit të PD-së, Bledion Nallbatit, për të hequr përgjegjësinë nga vetja.
Ai tha gjithashtu se njësoj siç janë përjashtuar kategori të caktuara nga amnistia, të përjashtohen edhe të korruptuarit.
“Ajo që donin t’i ngarkonin Bledion Nallbatit nuk ka qenë e vërtetë. Ishte propozim i Plarent Ndrecës për të gjithë ata që kap SPAK dhe të korruptuarit që kanë abuzuar me detyrën. Kjo është një pikë e amnistisë që për ne është e papranueshme. Por mund të ketë edhe nga ne amendime të tjera për amnistinë.
Amnistitë gjithë kohës kanë pasur përjashtime për kategori të caktuara. Siç është për vrasjet, për përdhunimet, për dhunën në familje që janë të përjashtuar, ashtu duhet të bëhet edhe përjashtimi nga amnistia për të gjithë të korruptuarit, që kanë abuzuar me detyrën.
Sepse i bie që sa herë që hyn një ministër në burg, të bëhet amnisti dhe ata të dalin nga burgu. Të gjithë ata me këtë amnisti dalin të gjithë jashtë. Kjo është një mangësi shumë e madhe që ne nuk kemi qenë në tavolinat e komisioneve parlamentare për të diskutuar amnistinë, por opozita ka zgjedhur një rrugë tjetër momentalisht”, tha Korreshi.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë