“Amnistia nuk kthehet në Komisionin e Ligjeve”, Manja: Duhet konsensus, akt mëshire

22 Shkurt 2024 | 11:17

Ministri i drejtësisë Ulsi Manja tha për mediat se projektligji për amnistinë penale nuk do të kthehet në Komisionin e Ligjeve.

Edhe pse u tërhoq sot nga rendi i ditës, Manja shprehet se konsensusi për amnistinë duhet të gjendet brenda sallës së Parlamentit ndërsa shtoi se amnistia është një akt mëshire i deputetëve, ndaj nuk duhet të dalë secili me një amnisti “më vete në xhep”, por duhet të dakordësohen.

“Referuar rregullores së kuvendit, drafti i amnistisë, nuk kthehet në komisionin e ligjeve. Rregullorja e ka të përcaktuar se kur një projekt-ligj kthehet në komision. Fakti që ne e tërhoqëm sot, do të thotë se konsensusi sipas traditës do gjendet në këtë sallë.

Gjatë këtyre dy ditëve kam dëgjuar plot avokatë dhe juristë sharlatanë që rrinë secili me draftin e vetë të  amnistisë në xhep. Këto ditë kam dëgjuar edhe plot gënjeshtarë politike të cilët mashtrimin e opinionit publik e kanë art më vete, jo vetëm e kanë ves, por e kanë qenie të karakterit të tyre.

Duke mashtruar opinionin publik se ne me këtë amnisti duam të amnistojmë zyrtarët e lartë të korruptuar të këtij vendi që janë dënuar nga GJKKO. Ne e kemi bërë të qartë që nuk do amnistojmë zyrtarë të lartë të këtij vendi që janë dënuar nga GJKKO. E kemi bërë të qartë që nuk ka amnisti për korrupsionin dhe krimin e organizuar ”,-tha Ulsi Manja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026