“Amnistia u përdor si qokë”, avokati: S’është gjithëpërfshirëse, përfitojnë vetëm…
Avokati Kujtim Cakrani tha në një intervistë për Euronews Albania, se amnistia e cila u votua të enjten në Kuvendin e Shqipërisë, nuk ishte një amnisti gjithëpërfshirëse.
Ai e quajti “qokë” këtë amnisti, nga e cila sipas tij nga ajo do të përfitojnë disa juristë të dënuar nga GJKKO, apo në gjykata të tjera, të cilët kanë hedhur firma për “t’i bërë qokën shefit”.
Cakrani e quajti të pavërtetë deklaratën e Alibeajt dhe PD-së së udhëhequr nga Lulzim Basha të cilët pretendojnë se nga amnistia do të përfitojnë zyrtarët e lartë të korruptuar. Sipas avokatit ata janë të përjashtuar nga përfitimi i amnistisë.
“Duhet të dëgjojë të gjitha shoqatat që merren me të drejtat e njeriut dhe komunitetin e avokatëve. Kjo amnisti është bërë për të larë gojën, nuk është gjithëpërfshirëse. Është faji i politikës, pasi politika nuk e përdori si një akt human por si një qokë të sajën, ishte faji i opozitës apo i pushtetit, kjo pak rëndësi ka.
Unë e dëgjova zotin Alibeaj, i cili tha se nga amnistia përfitojnë zyrtarët e lartë, nuk është aspak e vërtetë. Absolutisht, zyrtarët e lartë janë të përjashtuar nga kjo amnisti, nga kjo amnisti përfitojnë vetëm disa juristë të dënuar nga GJKKO apo gjykata të tjera të rretheve, juristë të institucioneve që kanë firmosur aty-këtu për “qoka të shefit””,-tha avokati Cakrani.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë