Analisti Frrok Çupi rendit dosjet e ‘nxehta’ në SPAK
Analisti Frrok Çupi u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se është e pamundur që kreu i SPAK t’i zgjidhë të gjitha çështjet.
“Pesha që rëndon mbi Dumanin, një pjesë e saj është thjeshtë shpresë nuk është e vërtetë. Pjesa tjetër është një peshë që bie mbi të për shkak të mungesës së institucioneve. Nuk është e mundur që t’i zgjidhë të gjitha gjërat”, u shpreh Çupi.
Ai renditi edhe dosjet e “nxehta” që sipas tij janë: inceneratorët, Gërdeci, Kompleksi Partizani dhe 21 janari.
Më 16 dhjetor, Altin Dumani u zgjidh kreu i ri i SPAK. Dumani mori 5 vota, ndërkohë Edvin Kondili 4 vota dhe 1 votë Adnan Xholi. Në sallë mungonte 1 nga 11 anëtarët e KLP që votuan për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.
Dumani zuri vendin e Arben Krajës që nga e hëna e 19 dhjetorit, është në krye të SPAK për 3 vitet e ardhshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit