Analisti: Një detaj i thjeshtë në skandalin CEZ-DIA që mund të “lëvizë ujërat”

22 Shkurt 2023 | 21:38

Analisti Sami Neza përmendi në “Now me Erla Mëhillin” një detaj të thjeshtë në skandalin CEZ-DIA që mund të “lëvizë ujërat”.

Sipas tij konflikti i interesit në këtë marrëveshje mund t’i shpërbejë SPAK-ut si indicie në hetime.

“Marrëveshja është negociuar nga Komiteti i Energjisë në Vjenë dhe ndërkohë vetë Komiteti i Energjisë ka ardhur në Tiranë dhe ka lobuar në Komisionin e Ekonomisë për këtë marrëveshje e cila atëherë u votua nga socialistët në shumicë,” – u shpreh Neza.

Ilir Meta i cili sot qëndroi për më shumë se 3 orë në SPAK lidhur me këtë çështje deklaroi se ai nuk ka asnjë lidhje me marrëveshjen e nënshkruar dhe nuk ka asnjë dokument që ai të ketë favorizuar këtë kompani.

Gazetari Eni Ferhati sqaroi më herët se mundet që Elvis Mataj, një njeri i afërt i ish-presidentit Ilir Meta, mund të ketë treguar fakte të reja për këtë çështje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se një shtetase amerikane, e cila mbahej e burgosur në Iran që prej dhjetorit 2024, është liruar. Përmes një...
10:46 | 16/07/2026

Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)

Marina Amerikane ka nisur një hetim pasi dy avionë luftarakë të ekipit të demonstrimeve ajrore Blue Angels fluturuan në lartësi shumë të ulët mbi plazhin...
10:41 | 16/07/2026