Analisti serb: Një konflikt në Serbi, do shpërthente gjithë Ballkanin!
Analisti serb, Nenad Shebek, ishte i ftuar në emision “Balkan Talks” këtë të premte i cili ka bërë një analizë të asaj çfarë ka trazuar kohët e fundit Serbinë, protestat e studentëve.
I pyetur se pse nga ana e BE-së qëndron një qasje mefshtësie, pa një qëndrim të caktuar ndaj levizjeve studentore, analisti tha se BE nuk ka interes që Serbia të bëhet një shtet anëtar. Ai shton se një konflikt i mundshëm në Serbi do sillte trazira në Ballkan.
“Në një pikëpamje cinike them se BE nuk është i interesuar që Serbia të bëhet shtet anëtar dhe për sa kohë Vuçiç është në pushtet, Serbia nuk do ti përmbushë kurrë kriteret që BE ka vënë përpara. Sa kohë Vuçiç është në fuqi, do ketë një lloj stabilokracie dhe çfarëdo represioni të verifikohet në Serbi, në Bruksel nuk shqetësohen. Ekziston rreziku që një konflikt i mundshëm në Serbi të eksportohet edhe në shtetet fqinje të Ballkanit.
Nga ana tjetër, Evropa është shumë e shqetësuar me atë që po ndodh në Ukrainë me ardhjen në pushtet të Trump dhe shqetësohet për krizat më madhore pa harruar Lindjen e Mesme, Gazën dhe ata do merren me çështjen se si do përballen me Trump në Shtëpinë e Bardhë. Ndoshta mund ti kthejnë sytë nga Serbia kur këto kriza të jenë qetësuar.
Sa i përket qëndrimit të SHBA-ve lidhur me lëvizjen studentore në Serbi, ata duhet të meren me luftën në Ukrainë, me idetë e Trump për të bërë Kanadanë pjesë e Shteteve të Bashkuara. Arsye tjetër është se edhe para se Trump të bëhej president, Serbia nënshkroi një marrëveshje fitimprurëse me një kompani të dhëndrit të Trump që parashikon kthimin e ndërtesave të rrënuara në qendër të Beogradit, në kulla luksoze. Për familjen e trump është dicka fitimprurëse”, tha analisti serb.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 14:18 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec