Analisti: Vuçiç tradhtoi Merkelin, ja çfarë i premtoi ish-kancelares

20 Janar 2023 | 10:24

Analisti Gazmir Raci thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka premtuar Angela Merkelit, kur kjo e fundit mbante postin e kancelares gjermane, se ai do të ishte personi i vetëm që do të mund ta njihte pavarësinë e Kosovës.

Në një intervistë për Euronews Albania, Raci u shpreh se Vuçiç ka bërë të kundërtën, duke sjellë destabilitet në Kosovë, por jo vetëm.

“Thuhet mes diplomatëve që, presidenti Vuçiç i ka premtuar kancelares Merkel, se ai është personi i vetëm që do të mund ta njihte pavarësinë e Kosovës. Ai ka vepruar në kundërshtim me atë çfarë ka thënë karshi kancelares Merkel, sepse tendencat e Serbisë këto vite, kanë qenë destabilizuese jo vetëm me Kosovën, por edhe me Bosnje dhe Hercegovinën. Kemi parë më herët edhe me Malin e Zi.

Kështu që, edhe presidenti Vuçiç le shumë për të dëshiruar nga ajo që jep si obligim ose si premtim karshi faktorit ndërkombëtar. Për shembull, kemi veprimet e fundit në Veri. Askush nuk priste që do të kishim barrikada, në momentin që Kosova bëri shtyrjen e targave, po ashtu bëri edhe shtyrjen e zgjedhjeve lokale. Këto janë veprime dhe lojëra që i bën”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026