English

Analiza e Reuters: Kuqezinjtë gati për surpriza në Euro 2024 përballë Italisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Italia, kampione në fuqi e Europës, duhet të nisë fushatën e saj në Euro 2024 kundër Shqipërisë të shtunën në të njëjtën mënyrë si turneu i kaluar, por kundërshtarët e tyre do ta shohin këtë lojë si mundësinë e përsosur për të bërë emër.

- Advertisement -

Në vitin 2021, Italia filloi Eurpianin me një lojë kundër Turqisë, një skuadër të cilën shumë e kishin cilësuar si ‘kuaj’ të mundshëm të turneut, por italianët arritën në një fitore të theksuar 3-0 dhe kaluan në krye të grupit të tyre duke fituar të tre ndeshjet.

Me Spanjën dhe Kroacinë që mbeten ende në Grupin B, Italia nuk do të presë që ta ketë kaq të lehtë këtë herë dhe ndeshja me Shqipërinë është e vetmja ku pritet të marrë të tre pikët.

Shqipëria mund të shihet si ‘djemtë fshikullues’ të grupit, por pa asgjë për të humbur. Ata do të jenë jashtë për të shkaktuar një trazirë kudo që të jetë e mundur dhe mundësinë më të mirë e kanë të kapin Italinë të papërgatitur në ndeshjen hapëse.

Italia, si tre vjet më parë, hyn në Europian pa peshën e favoritëve të varur mbi to dhe ndërsa një fitore ndaj Shqipërisë nuk do t’i ndryshonte domosdoshmërisht mendjet njerëzve, do t’u jepte atyre besimin e nevojshëm për sfidat e ardhshme.

Skuadra e Luciano Spallettit po përballet me një skuadër të mbushur me shumë fytyra të njohura, pasi 10 nga skuadra shqiptare luajnë futbollin e tyre të klubit në Itali dhe ata kanë një trajner që gjithashtu ka një të kaluar në vend.

Sylvinho ishte një nga asistentët e Roberto Mancinit kur drejtonte Interin dhe braziliani, si shumë të tjerë në skuadrën shqiptare dhe në përgjithësi, flet italisht, kështu që nuk do të ketë shumë sekrete në fushë dhe jashtë saj.

Italia është ende në pritje për gjendjen fizike të mesfushorit kryesor Nicolo Barella dhe lojtari i Interit mund të përjashtohet nga Spalletti në vend që të rrezikojë mungesën e tij në ndeshjet e mëvonshme, ndërsa Davide Frattesi u kthye në stërvitje të rregullt.

Me Italinë që po lufton sërish për të gjetur një golashënues, Gianluca Scamacca duket se do të jetë lojtari i ngarkuar për të gjetur rrjetën dhe ndaj Shqipërisë ai do të përballet me kolegun e tij nga Atalanta, Berat Djimsiti.

Dyshja ndihmuan Atalantën të fitonte trofeun e parë evropian vetëm pak javë më parë në finalen e Europa League kundër Bayer Leverkusen, por këtë herë ata e gjejnë veten si rivalë në Evropë.

Scamacca ka shënuar vetëm një herë me fanellën e Italisë në 16 paraqitje dhe nëse Italia do të fillojë me fitore, do t’i duhet të shkatërrojë një mbrojtje kokëfortë të Shqipërisë e cila pësoi vetëm katër gola në kualifikime./Reuters

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?