Andi Hoxhaj, pedagog i drejtësisë në Mbretërinë e Bashkuar ishte këtë të hënë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se nëse do të ketë një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Britanisë së madhe për emigrantët, ajo duhet të ketë edhe disa përfitime për shqiptarët.
Hoxhaj tha se është shumë e rëndësishme që diskutimet për këtë marrëveshje të jenë transparente ndërsa shtoi se do të duhet që të kishte diskutime për përfitimet që mund të sjellë kjo marrëveshje për shqiptarët që tashmë jetojnë në Angli.
“Nëse do të flasim në detaje a do sjelli Anglia emigrantë në Shqipëri apo jo, kjo mbetet për tu parë nëse do ketë një propozim konkret. Nëse do ketë një propozim, është shumë e rëndësishme të jetë transparent.
Nëse do bëhet një propozim i tillë është një mundësi e artë që Shqipëria të adresojë disa probleme që ka me komunitetet shqiptare në Britaninë e madhe dhe nëse do ketë një marrëveshje të tillë të bëhet transparente dhe të jetë një marrëveshje që të zgjidhë disa probleme.
Në Britaninë e madhe ne kemi mbi 93% të shqiptarëve që nuk janë me identitetin e tyre të saktë. Ata janë qytetar britanik, por janë me identitet nga Kosova. Nëse do ketë një marrëveshje, duhet të ketë një amnisti për këta shqiptar, është shumë e rëndësishme të adresohen disa probleme që ne kemi. A do kemi lehtësim në viza me Britaninë e Madhe? A do ketë investime në edukim? E kështu me radhë. Kur të mbahet diskutimi në Tiranë besoj se do flitet gjerësisht për këtë”,-tha Hoxhaj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Starmer i hapur për dërgimin e azilkërkuesve në Shqipëri sipas skemës Meloni
- Meloni “rifillon” lidhjet me Kinën: Është vendi që do të menaxhojë tensionet globale