Ankand i jashtëzakonshëm, pianoja e Freddie Mercury shitet me çmimin marramendës
Bota dëshmoi një ankand të jashtëzakonshëm mbrëmjen e së mërkurës. Magjia, muzika dhe historia u bashkuan për të troditur Sotheby’s New Bond Street ku 140.000 fansa kaluan për të parë ekzpozitën para se të binte çekiçi për të zotëruar reliket e këngëtarit legjendar, Freddie Mercury.
Kjo ngjarje shërbeu si një homazh për karizmën e përjetshme të gjeniut muzikor, ndikimi i të cilit vazhdon të rezonojë në industrinë muzikore.
Në ankand u shfaqën një sërë objektesh personale të Freddie Mercury, nga kostumet e skenës, deri te tekstet e shkruara me dorë si dhe fotografitë e rralla.
Vetë piano në të cilën Freddie kompozoi “Bohemian Rhapsody”, një Yamaha G2 arriti të shitej në vlerën e përafërt 2 milion euro.
Çekiçi për dorëshkrimin me tekstin e këngës legjendare “Bohemian Rhapsody” goditi në vlerën 1.6 milionë euro dhe për dorëshkrimin e me tekstin “We are the champions” në vlerën 360 mijë euro.
Mikesha e vjetër e këngëtarit ka nxjerrë në ankand rreth 1500 artikuj të cilët dëshmojnë një pjesë të historisë se rock e roll–it.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”
- 15:29 Riorganizim qeveritar në Ukrainë, Parlamenti shkarkon kryeministren Yulia Svyrydenko
- 15:26 Pa naftë, pa energji dhe pa turistë, efektet e sulmeve ukrainase në Krime
- 15:24 Vëllait të kryeministrit Sanchez i ndalohet mbajtja e një posti publik për 9 vjet pas dënimit për shpërdorim të detyrës
- 15:17 Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)
- 15:12 Britania dhe Bashkimi Evropian nënshkruajnë zyrtarisht një traktat për Gjibraltarin
- 15:11 Zjarri përfshin një kantier ndërtimi në Bruksel, raportohet për viktima dhe disa persona të zhdukur (VIDEO)