Ankimimi i qeverisë për pezullimin e Ballukut, Gjykata Kushtetuese shtyn vendimin
Trupa prej tetë gjyqtarësh e Gjykatës Kushtetuese do të rishqyrtojë në ditët në vijim çështjen e pezullimit nga detyra të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Seanca e kësaj të marte, ku u shqyrtua ankimimi i qeverisë kundër vendimit të GJKKO, nuk mjaftoi për të prodhuar një vendim përfundimtar. Trupa vendosi të marrë më shumë kohë për vendimmarrjen finale dhe çështja do të rikthehet për shqyrtim në një mbledhje të ardhshme.
Qëndrimi i Gjykatës Kushtetuese pritej me interes, pasi vendimi do të ndikojë në veprimet e Këshillit të Mandateve, i cili kishte shtyrë mbledhjen e parashikuar për të mërkurën për shqyrtimin e kërkesës së SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, duke pritur vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese.
Rasti ka tërhequr vëmendje të gjerë, pasi është hera e parë që një ministër pezullohet pas një kërkese të SPAK-ut, duke vendosur çështjen në qendër të debateve juridike dhe politike në vend.
Qeveria ka kërkuar që Gjykata të interpretojë nenin 103 të Kushtetutës mbi imunitetin e deputetëve, ndërsa prokurorët e SPAK, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko, kanë theksuar se pezullimi i një ministri nuk është kompetencë e Kryeministrit dhe nuk ekziston konflikt kompetencash mes pushteteve.
Tetë gjyqtarët do të sqarojnë gjithashtu nëse ka pasur ndërhyrje të gjyqësorit në ekzekutiv dhe nëse një ministër gëzon imunitetin ligjor të një deputeti.
Më 22 janar, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi ankimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me vendimin për pezullimin e Ballukut. Qeveria kërkon që Gjykata të interpretojë nenin 103 të Kushtetutës, sipas të cilit anëtarët e qeverisë gëzojnë imunitetin e deputetit, dhe të vendosë nëse Gjykata e Posaçme mund të pezullojë një ministër pa autorizim nga Kryeministri.
Dy prokurorët e SPAK, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko, kundërshtuan pretendimet e qeverisë, duke deklaruar se nuk ka konflikt kompetencash mes pushteteve dhe se pezullimi i një ministri nuk është kompetencë e Kryeministrit.
SPAK ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për autorizim për arrestimin e Ballukut, duke e vendosur çështjen në qendër të debateve juridike dhe politike në vend.
Kujtojmë se në muajin dhjetor të vitit 2025, Gjykata Kushtetuese vendosi me shumicë votash kthimin e Belinda Ballukut në detyrë si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës, duke e shuar masën e sigurisë “pezullim nga detyra” të dhënë më parë nga Gjykata e Posaçme.
Sipas Kushtetueses, “vazhdimi i masës ndaluese ‘Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ ndaj shtetases Belinda Balluku, njëkohësisht zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, rrezikon të sjellë pasoja që prekin interesat shtetërore gjatë ushtrimit të kompetencave kushtetuese të pushtetit ekzekutiv në përcaktimin e politikave të përgjithshme shtetërore”.
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve