Apeli i ambasadorit Frank Wisner: Serbia të dorëzojë përgjegjësit!

1 Tetor 2023 | 16:46

Ish-përfaqësuesi special i SHBA-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Frank Wisner tha në një intervistë për Euronews Albania se Serbia duhet të dorëzojë përgjegjësit për sulmet në veri të Kosovës.

Sipas tij të gjithë kriminelët e përfshirë përveçse duhet të ndalojnë sulmet, duhet të dalin dhe para drejtësisë.

“Serbia duhet të ndërmarrë veprime në mënyrë të menjëhershme për t’i dhënë dorën Perëndimit dhe për t’i vendosur para drejtësisë serbe, ose t’i dërgojë drejtësisë kosovare kriminelët që morën pjesë në këtë sulm. Ky është hapi i parë. Nuk ka asnjë mënyrë që të ecim përpara përveç diskutimeve. Pra, unë shpresoj që palët t’i kthehen tryezës së negociatave dhe është përgjegjësia e të dy palëve për të bërë diçka të tillë. Ka një rrugë për të ecur para, kjo është e theksuar të marrëveshja e Ohrit dhe po ashtu kërkon zgjidhjen e problemit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe kjo është mënyra si mund të ecin përpara,” – u shpreh Wisner.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026