Apeli la në burg Belerin, Ivi Kaso: Vendim i pritshëm, duan ta njerrin nga politika
Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike Ivi Kaso ishte këtë të martë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, ku tha se e priste vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila la në fuqi dënimin me 2 vite burg të fredi Belerit.
Ai tha se ky ëhstë një vendim tërësisht politik, i ndikuar nga kryeministri Rama, i cili sipas Kasos, nuk synon vetëm që të fitojë qeverisjen e Himarës, por edhe largimin nga skena politike të Fredi Belerit.
“Sa më takon ishte një vendim i pritshëm. Ky vendim nuk vjen si surprizë për këdo që ka ndjekur retorikën shumë të ashpër të kryeministrit. Një proces i cili pavarësisht evidencës së shumë fakteve, të mungesës së dëshmitarëve të shkeljes së çdo standardi të një procesi të rregullt ligjor. Vendimarrja e gjykatës së Apelit u tentua të merrej në një kohë rekord, që kjo histori të mbyllej para se Beleri të kishte mundësi të merrte atë votëbesim edhe në shtetin grek.
Trupa e gjyqtarëve nuk u zgjodh nëpërmjet shortit elektronik. Për mua është një vendim i cili synon që të bëjë realitet më në fund, duke i dhënë një vulë psedo-legale, është një histori ku kryeministri është zhytur shumë thellë pa na lënë mundësinë e iluzionit që mund të bënte hapa pas. Ai nuk synon vetëm bashkinë e Himarës, por edhe të nxjerrë Belerin jashtë jetës politike. Sipas ligjit të dekriminalizimit nëse nuk bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, Beleri përjashtohet nga jeta politike dhe nga mbajtja e funksioneve publike për 20 vite”,-tha Ivi Kaso.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dënimi me burg i Belerit, reagon ambasadorja greke: Të lejohet të marrë pjesë në PE
- Ç’ndodh tani me Himarën? Beleri do shkarkohet, Presidenti thërret zgjedhjet e reja
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës