Aplikimet në universitete, degët më të kërkuara u ezauruan në raundin e parë

16 Shtator 2025 | 16:54

Pas përfundimit të raundit të parë të regjistrimeve në universitete, procesi ka shënuar një ecuri pozitive.

Afro 80% e maturantëve që aplikuan tashmë janë regjistruar në degët e preferuara.

“Raundi i parë pati një ecuri të mirë. Nga rreth 20 mijë maturantë që aplikuan, u regjistruan afërsisht 16 mijë. Kishte programe që u ezauruan menjëherë, sidomos ato me konkurs, si Infermieria e Përgjithshme, Arkitektura dhe Stomatologjia. Po ashtu, degët e Akademisë së Sigurisë dhe Mbrojtjes kanë pasur interes të lartë, sepse aty shkojnë ata që kanë vendosur qartë drejtimin e tyre dhe që kanë rezultate të mira”, tha Arjan Xhelaj, Drejtor i Përgjithshëm i RASH.

Ndërkohë, degë tradicionale si Ekonomia, Juridiku, Shkencat Sociale dhe Mësuesia kanë ruajtur stabilitetin në numrin e regjistrimeve. Megjithatë, pavarësisht përfundimit të raundit të parë, ende ka mundësi për mijëra të rinj që nuk kanë siguruar një vend.

“Kanë mbetur rreth 7 mijë maturantë që nuk janë regjistruar. Shumë prej tyre nuk kanë pasur rezultate të larta, por kanë ende mundësi, sepse në dispozicion janë afro 10 mijë kuota të lira në universitete. Raundi i dytë është një fazë ku maturantët duhet të jenë më realistë dhe të zgjedhin degë në përputhje me rezultatet që kanë,” u shpreh Xhelaj.

Sipas RASH, maturantët do të mund të aplikojnë për raundin e dytë përmes platformës U-Albania, ku do të publikohen kuotat e mbetura. Ky raund konsiderohet një mundësi e mirë për ata që synojnë të gjejnë një degë të përshtatshme dhe të sigurojnë regjistrimin në një program studimi.

Me përfundimin e raundit të parë, pjesa më e madhe e nxënësve ekselentë tashmë kanë siguruar degët e dëshiruara, ndërsa për mijëra të tjerë rruga drejt universiteteve mbetet ende e hapur në raundin e dytë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026