Nis faza e dytë e rregjistrimit në universitete, 48 orë në dizpozicion
Ka nisur diten e diel faza e dytë e regjistrimeve për maturantët fitues në universitetet publike dhe private për vitin akademik 2025–2026.Kjo është faza e dytë e raundit të parë të regjistrimeve dhe do të zgjasë vetëm 48 orë, njësoj si faza e parë që u zhvillua më 29 dhe 30 gusht.
Çdo maturant i shpallur fitues ka në dispozicion dy ditë për t’u regjistruar në degën ku ka fituar. Në rast se nuk e kryen regjistrimin brenda afatit, vendi i tij kalon automatikisht te një kandidat tjetër në listën e pritjes.
Pas përfundimit të të gjitha fazave, do të hapet edhe një periudhë çregjistrimi, e cila u jep mundësi maturantëve që duan të ndryshojnë degë, të rikthehen në garë për raundin e dytë.
Sipas të dhënave nga Rrjeti Akademik Shqiptar, këtë vit më të preferuarat janë degët e teknologjisë dhe inxhinierisë, të ndjekura nga mjekësia.Ndërkohë, programet e mësuesisë mbeten më pak të preferuarat, me një përqindje aplikimi që nuk e kalon 7.5%, në të njëjtat ritme me vitet e mëparshme.
Të dhënat tregojnë gjithashtu një rritje të interesit për degët profesionale.Në total, mbi 20.000 maturantë kanë aplikuar për studime në universitetet publike dhe private, çka përbën një rritje prej 500 aplikimesh më shumë krahasuar me një vit më parë.
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 09:27 Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)
- 09:18 Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave