“Apostulli”/ Fan Noli në një biografi të re nga Ilir Ikonomi
Në një vëllim prej 430 faqesh, Ilir Ikonomi na jep një përshkrim realist dhe me ngjyra të gjalla të Fan Stilian Nolit, në periudhën që fillon me arritjen e tij në Amerikë në vitin 1906 dhe mbaron në vitin 1920, kur ai u largua për në Shqipëri.
Apostulli është libri i parë i një biografie të re për Fan Nolin me autor studiuesin Ilir Ikonomi, ish-gazetar i Zërit të Amerikës.
Biografinë e dallon detaji dhe elementët konkretë me të cilët autori ka ndërtuar figurën e Fan Nolit dhe mjedisin ku ai jetonte në Bostonin e fillim te shekullit të 20, duke përdorur një fond të gjerë të dhënash historike.
Në këtë libër të Ikonomit, jeta e Nolit jepet e lidhur ngushtë me sfondin historik të Shqipërisë. Lexuesi ka rast të krijojë një ide të mirë se nëpër çfarë ndryshimesh po kalonin fatet e vendit në atë periudhë tronditjesh gjeopolitike që përjetonte Ballkanit.
Lexuesit sqimatarë, që kanë sy dhe dëshirë për të zbuluar të shkuarën, do të gjejnë në librin e Ikonomit Fan Nolin e vërtetë, me talentet dhe entuziazmin për të nisur punë të mëdha, por edhe me egon dhe shpërthimet e tij të papritura. Libri lexohet pa e ndalur frymën.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 11:11 Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)
- 11:06 Rama poston fotot e dy protestueseve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë
- 11:03 Helmimi i 60 studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia: Është ngritur grupi hetimor, pritet përgjigjja e analizave
- 10:55 Kërkesa e PD për mocionin me debat për protestën, Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e protestuesve
- 10:51 250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer
- 10:43 Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump