Argita Malltezi: SPAK ka bërë 4 raportime, ende asnjë veprim hetimor për Berishën

29 Korrik 2024 | 11:55

Juristja Argita Malltezi, vajza e liderit të opozitës Sali Berisha, doli këtë të hënë një konferencë për shtyp ku ka denoncuar rastin e dosjes “Partizani”.

Ajo tha se ende nuk ka asnjë veprim hetimor për babain e saj Sali Berisha ndërsa shtoi se ai dhe bashkëshorti i saj Jamarbër Malltezi vijojnë të qëndrojnë në mënyrë të paligjshme nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

“Jemi këtu në lidhje me masat e kufizimit të lirisë që janë vendosur ndaj kreut të PD, më 20 tetor të vitit 2023. Konkretisht masës së ndalim daljes nga vendi dhe detyrim paraqitje.

Në këtë ankim ne kemi parashtruar shkeljet kushtetuese të kryera gjatë gjithë procesit nga SPAK dhe nga gjykatat në dhunim të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe të standardeve të një gjykimi të drejtë dhe të ndershëm.

Hetimi duhet të ngrihet në shtylla që kanë të bëjnë me shtetin ligjor dhe trajtimin e barabartë të shtetasve. Ne kemi nesër seancën e diskutimit të raportit dymujor të SPAK për masën e arrestit për kryetarin e PD, Sali Berisha dhe për Jamarbër Malltezin, ky është raportimi i katërt që bëhet.

Janë tejkaluar afatet se këto duhet të jenë raportime dymujore. Ne raportimin e SPAK e kemi marrë përsëri në shkelje të afatit, por e morëm më 26 qershor, sot jemi më 29 korrik dhe ende nuk është marrë një vendim për këtë çështje.

Por ajo që ka qenë më shokues në vlerësimin e dokumenteve ka qenë fakti se ky është raportimi i katërt dhe nuk ka ende asnjë fjalë për Sali Berishën.

Nuk ka asnjë veprim hetimor që lidhet me Sali Berishën dhe prapë SPAK urdhëron vijimin e masës së arrestit sepse ky është urdhri politik dhe SPAK vepron sipas shkopit të dirigjentit me maksimën filozofike të Altin Dumanit që gjykatat marrin ‘afërmendsh’ atë vendim që do SPAK”,-tha Argita Malltezi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026