Argjentina fiton Kupën e Amerikës, mund në finale Kolumbinë me gol të Martinez
Argjentina ka arritur të fitojë kupën e Amerikës për herë të 16-të në histori.
Skuadra e Lionel Messit triumfoi me rezultatin 1-0 në finale me Kolumbinë, duke arritur kështu të bëhet vendi që e ka fituar më shumë herë këtë kupë.
Ndeshja nisi gati me 30 minuta me vonesë, për shkak të tentativave të shumta të tifozëve të të dyja skuadrave, të cilët megjithëse nuk kishin siguruar dot një biletë, tentonin të hynin në stadium, duke krijuar shumë tensione në prag të fillimit të sfidës.
Dyndja e tyre drejt stadiumit shkaktoi kaos dhe disa persona të plagosur.
Messi u detyrua të lërë fushën e lojës pas një dëmtimi të rëndë në mesin e pjesës së dytë të lojës
Lotët që Messi deri u kthyen në fund në lot gëzimi për të dhe gjithë argjentinasit, pasi Lautaro Martinez, i futur në fushën e lojës pas kohës shtesë, shfrytëzoi mjaft mirë një pasim të Lo Celsos në minutën e 112-të për të shënuar golin e fitores.
Ky ishte një sukses për të besuarit te Scalonit, pasi ishte trofeu i tretë në 4 vitet e fundit dhe i dyti radhazi sa i takon Copa America.
Po ashtu ishte një sukses edhe për Messin, i cili ia ka arritur që gjatë karrierës së tij futbollistike të fitojë çdo trofe të mundshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
- 20:17 Zbardhen 5 propozimet e Celibashit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor
- 20:09 Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:55 Kina në bisedime me rebelët Huthi të Jemenit për të lejuar anijet të lundrojnë nëpër Detin e Kuq
- 19:44 Kupa e Botës nxit turizmin: Norvegjia përfiton nga Haaland dhe trendi viral i Vikingëve
- 19:40 Raporti i INSTAT: Mbi 17 mijë të rinj me universitet nuk gjejnë dot një vend pune
- 19:20 Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut