Arian Çani zbulon detajet: Rama do mbushë stadium me 6000 vende në Athinë

9 Maj 2024 | 22:44

Gazetari Arian Çani zbuloi për “Now me Erla Mëhillin” disa detaje nga përgatitja për takimin e kryeministrit Rama me emigrantët në Athinë.

Ky takim do të mbahet më 12 maj fiks një vit pas arrestimit të Fredi Belerit që është bërë “mollë sherri” për marrëdheniet Shqipëri-Greqi dhe sipas gazetarit, takimi do të zhvillohet në një stadium i cili mban mbi 6000 persona.

“Ai shkon edhe për të treguar një lloj force, që ju s’më doni, opor unë do vijë. Një pojesë e mirë e stafit të tij të ngushtë kanë ditë që janë në Athinë dhe kanë punuar në të gjitha mënyrat që mos të dështojë si takim.

Faktikisht arritën të marrin një stadium të mbyllur me 6000 e ca vende në një nga bashkitë e Athinës dhe takimi do bëhet. Ramsi këtu del edhe trim, pasi ai ka luajtur butë, është furbo, kemi të bëjmë me një tjetër lloj lojtari, i cili di të fshehë mendimin e vërtetë nëpërmjet gjuhës.

Ai shkon sepse do të fitojë e të tregojë që jo vetëm është i fuqishëm dhe nuk ka asgjë që ta thyejë, por do të tregojë se kemi arritur në një fazë tjetër, që ai vetë bëhet promotor i diasporave shqiptare”,-tha Çani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026