Arlinda Dudaj: Pasi të huajt lexuan Lea Ypin, patën kuriozitet për Shqipërinë

24 Korrik 2023 | 09:39

Botuesja Arlinda Dudaj dha sugjerimet e saj në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania për librat që duhen lexuar në plazh këtë verë.

Ajo u shpreh se librat e zhanrit thriller do të jenë më në qendër të vëmendjes ndryshe nga çdo vit, kur vera është më romantikem me libra që tregojnë histori dashurie.

Ndër të tjera, botuesja tregoi dhe një situatë të këndshme që i kishte ndodhur gjatë pushimeve të saj. Dudaj tha se në një vend ku kishte ndaluar për të ngrënë sanduiç me të birin, kishte hasur një turiste të huaj me librin e Lea Ypit në dorë.

“Ishte një çift anglezësh që po lexonin dhe njëri nga këta kishte një libër që e kishte hapur, anglisht sigurisht, ishte libri ‘Free’ i Lea Ypit dhe në ato momente unë u ngacmova dhe e pyeta se përse po e lexonte atë libër. Ajo më tha se i ati ishte mësues historie dhe i kishte dhënë pikërisht atë libër për ta lexuar para se të vizitonte Shqipërinë,” – rrëfeu Dudaj, e cila theksoi se ka shumë libra që të shtyjnë të vizitosh vende të reja.

Sipas saj libri të jep mundësinë që edhe pa i vizituar vendet, t’i vizitosh ato nëpër rreshta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024