Armatimet në kisha, analisti: Fola para deputetes britanike, si e mësova nga prifti
Analisti Fatmir Sheholli tha në një intervistë për Euronews Albania se ka qenë në dijeni se djem të maskuar kanë shkuar dhe kanë lënë armë në Manastir.
Sipas tij, diçka të tillë e ka denoncuar që në shkurt, duke kujtuar se ka paralajmëruar para se, po të njëjtin fakt, ta nxirrte në dritë dhe deputetja britanike Alicia Kearns, 4 muaj më vonë.
“Kam kallëzuar në Drejtorinë për Anti-Terrorizëm në Policinë e Kosovës që në shkurt të dhëna dhe dëshmi për praninë…sepse kam qenë vetë në Manastirin që shkon drejt veriut me një taksist dhe kemi intervistuar një prift që na ka treguar se djem me maska po vijnë e po lënë armë në kisha,” – u shpreh Sheholli.
Më 30 maj deputetja britanike, Alicia Kearns ka shkruar një sërë statusesh në Twitter ku dënonte sulmet e serbëve në veri të Kosovës. Asokohe ajo shkroi se armët janë duke u zhvendosur me ambulanca dhe fshihen nëpër kisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 15:13 U mendua se ishte Mojtaba Khamenei! Zbulohet identiteti i burrit me maskë në funeralin e Ali Khameneit
- 14:50 Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 13:53 Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje
- 13:53 Temperaturat ekstreme, zjarrfikësit e Gramshit dalin në ndihmë të qytetarëve: Mos ndizni zjarre
- 13:36 Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)
- 13:28 Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara