Arrestimi i Bistri/ Dervishi: Kush e solli në polici, si fshehu parcelën e kanabisit

30 Korrik 2023 | 22:28

Gazetari Ferdinand Dervishi ishte këtë të diel i ftuar në “Revieë” në Euronews Albania për të folur rreth megaoperacionit të SPAK, ku një ndër personat e arrestuar ishte dhe ish-shefi i operacionales Oltion Bistri.

Dervishi tha se ky personazh i cili edhe më herët është vënë nën hetim duket se ka pasur një përkrahje të madhe nga shteti, pasi në një rast në 2016, një det i tërë kanabisi në Pogradec për të cilin ai mund të akuzohej u shndërrua në “20 rrënjë kanabis dhe një të arrestuar”, tha gazetari, ndërkohë që Bistri vazhdoi të rritej në karrierë.

“Kush është Olti Bistri i vënë në krye të një sektori që në fillim i prish punë SPAK-ut, pse e vunë aty? Ai është njeri shumë pranë politikës, është kushëri i Bashkim Finos. Ka qenë shef i krimeve i dyshit në 2007 kur ndodhi një incident që e bëri të famshëm, ka rrahur Kiri Hajdarin me një dhunë të tejkaluar, i ka thyer dorën. Ideja është se ky u hetua në 2007 për këtë punë.

Mesa duket ky njeri Saimir Tahirit ju duk shumë trim, ndaj e mori dhe i shtroi karrierën. Një nga historitë më interesante është në vitin 2016.

Kur vajtën këto të shërbimit të kontrollit të brendshëm fotografojnë Pogradecin e mbjellë me kanabis, e dukej sikur kanabisi ishte det, kamera nuk arrinte të kapte një objekt të ndryshëm veç kanabisit. E di si përfundoi ai det me 20 rrënjë bimësh dhe një person të arrestuar. Edhe provat u dogjën.

Ky personazh që ka qenë edhe drejtor në Lezhë edhe tani ishte në pozitën e operacionales. Tre katër ditë para se të arrestohej atë e shkarkuan dhe dy ditë pas shkarkimit ai bëri një kërkesë për dorëheqje nga policia. Pikëpyetja është se pse e hoqën nga shefi i operacionales?”-tha Ferdinand Dervishi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026