Arrestimi i Çyrbjas| SPAK shpall në kërkim edhe një nga rrëmbyesit e Jan Prengës
21 Tetor 2024 |
08:30
Personi i tretë, përveç Jurgis Çyrbjas dhe Ahmet Mashës, për të cilin SPAK ka caktuar masë sigurie, është Altin Hajri.
Sipas informacioneve paraprake, ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja, në kohën kur ka ushtruar detyrën akuzohet se ka strehuar në bnesën e tij shtetasin Altin Hajri.
Më tej, gazetari i Euronews Albania ka sqaruar se disa komunikime të zbardhura në aplikacionin SkyEcc, ish-deputeti, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet të kenë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.
Kohë kjo në të cilën Çyrbja mori edhe mandatin e dytë nën siglën e Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit.
Policia e BKH nuk arriti të ekzekutonte masën ndaj shtetasit Altin Hajri mbrëmë, pasi ai nuk u gjet gjatë kontrolleve.
Kujtojmë se në shtator të këtij viti, Gjykata e Posaçme vendosi kalimin për gjykim të çështjes në ngarkim të Altin Hajrit.
Ky i fundit akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar të 2020. Hajri është gjykuar në mungesë, pasi nuk ishte arritur të gjendej.
Ndërkohë, grupi është ndarë në disa pjesë.
Më herët, gjykata ka dënuar Festim Bixhdilin me burgim të përjetshëm për rrëmbimin dhe zhdukjen e trupit të Jan Prengës.
Ende mbetet për t’u parë se cila është çështja në të cilën Hajri dhe Çyrbja janë të përfshirë.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
- 07:57 Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…