Arrestohen 2 kinezë në Rinas, tentuan të shkonin në Kanada me leje qëndrimi false

13 Shkurt 2023 | 10:41

2 kinezë, 36 dhe 33 vjeç, u arrestuan këtë të hënë në Rinas pasi tentuan të kalonin kufirin drejt Kanadasë me leje qëndrimi false.

Këta shtetas u kaluan në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm, dhe gjatë verifikimeve rezultoi se lejet e qëndrimit që paraqitën me qëllim udhëtimin drejt Kanadasë ishin të falsifikuara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026