Kishte fshehur tufat me paund të lidhura në brez, e ‘pëson keq’ 33-vjeçari në Rinas
Një 33-vjeçar është proceduar penalisht nga policia kufitare e Rinasit, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën të fshehura në brez një shumë prej 21 790 paund.
I riu u procedua penalisht për veprën penale të ”Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose i sendeve me vlere”.
“Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, u kalua në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, shtetasi V. K., 33 vjeç, banues në Elbasan. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur një brez i improvizuar, në të cilën kishte fshehur 21 790 paund, me qëllim që të mos i deklaronte”, thueht ën njoftimin e policisë.
Gjithashtu raportohet se është proceduar penalisht dhe një shtetas malazez që nuk deklaroi 10 000 franga zvicerane dhe 800 euro.
“Gjithashtu, në dalje të Republikës së Shqipërisë, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, shtetasi malazez V. K., 47 vjeç, të cilit, në çantën e dorës, i janë gjetur 10 000 franga dhe 800 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore.
Në vijim të veprimeve, shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ”Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose i sendeve me vlere”, për secilin nga këta 2 shtetas”, vijon njoftimi i policisë.
LEXO GJIHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve