“Kutia e pandorës”- Gruaja merr përsipër fajin: Kokaina është e imja, lironi djalin

6 Shkurt 2023 | 16:14

Arrest me burg ka caktuar Gjykata e Tiranës për 4 persona që ranë në prangat e policisë, në kuadër të operacionit “Kutia e Pandorës”. Mbi 6 kg kokainë e heroinë janë sekuestruar si dhe shuma të mëdha parash e automjete teksa u arrestuan Brikena Frakulli, Hortenca Biçaku, Klevi Banushi dhe Artur Kristo. Burime bëjnë të ditur se Brikena Frakulli mori përsipër të gjithë përgjegjësinë duke thënë se djali i saj Klevi Banushi që po ashtu i arrestuar, ka qenë rastësisht në apartament.

“Çfarëdo që ka ndodhur me veprimtarinë për të cilën na akuzoni, kam përgjegjësinë unë, të arrestuarit e tjerë nuk kanë lidhje me këtë veprimtari”, tha ndër të tjera Frakulli. Kjo e fundit tha se Hortenca Biçaku është dadoja e vajzës së saj, ndërsa Artur Kristo punonjës i fermës së saj, për të cilën nuk dha sqarime të hollësishme se çfarë aktiviteti kishte.

Policia ishte informuar në rrugë operative se një grup kriminal shpërndante droga të forta me shumicë dhe me doza në zona të ndryshme të kryeqyteti. Hetimet disajavore zbardhën aktivitetin kriminal dhe rolet përkatëse të anëtarëve të grupit, për të cilat prokuroria thotë se mes të tjerave ka siguruar edhe të dhëna nga përgjimet.

Nga kontrolli i ushtruar në banesat e shtetases Brikena Frakulli dhe Artur Kristo, Policia gjeti 6 kilogramë lëndë narkotike heroinë e kokainë, ku një pjesë ishte e ndarë në 1100 doza gati për shitje.

Gjithashtru u gjetën dhe u sekuestruan 83.555 euro, 420.000 lekë të rinj, 2 automjete, 2 motoçikleta, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare. Prokuroria thotë se në krye të aktivitetit qëndronte Brikena Frakulli e cila siguronte lëndën narkotike në sasi të mëdha dhe më pas furnizonte shpërndarësit në doza. 40-vjeçarja rezulton edhe në të kaluarën e proceduar dhe dënuar për të njëjtat vepra penale, përkatësisht në vitin 2015. Policia ka identifikuar edhe furnizuesin kryesor, por për shkak se operacioni është në vijim, mbahet sekret emri i tij.

LEXO GJIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026