Arrestohet në Shkodër 36-vjeçari i kërkuar në Spanjë për trafik droge
Një 36-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle për trafikim të lëndëve narkotike, është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Shkodër.
Operacioni i koduar “Operacionalja 21” u finalizua falë bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe homologëve spanjollë.
“Pas koordinimit të informacionit, në Shkodër u lokalizua dhe u vu në pranga shtetasi S. S., 36 vjeç, i lindur në Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Tarragonas në Spanjë kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madridin, po punon për finalizimin e procedurave të ekstradimit të tij drejt Spanjës.
LEXONI GJITHASHTU:
Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë
Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
- 14:45 Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
- 14:44 Kryeministri Burnham përuroi selinë e re qeveritare në Manchester, e emëron “Nr. 10 Veri”
- 14:36 Droni shkel hapësirën ajrore të Rumanisë, ngrihen avionët luftarakë
- 14:35 Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
- 14:23 Gjermania emëron Jurgen Klopp trajnerin e ri të futbollit
- 14:11 Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë