Arsenal mposht Brentfordin dhe blindon kreun e Premier League

4 Dhjetor 2025 | 13:03

Pas 14 javësh të luajtura në kampionatin anglez, është Arsenali ai që udhëheq garën, duke u konfirmuar një skuadër e konsoliduar nga java në javë.

Topçinjtë regjistruan triumfin e radhës në kompeticionin vendas, ku mposhtën të mërkurën Brentfordin në shtëpi.

Një duel i dominuar nga ekipi i Mikel Artetës që gjeti avantazhin që në minutën e 11-të me Mikel Merino.

Në limite do të vinte edhe goli i sigurisë, me autor yllin e 3 Luanëve, Bukayo Saka. 2-0 dhe Arsenali konsolidon kreun dhe e sheh veten 5 pikë larg Man City-t të vendit të dytë.

Të mërkurën u luajtën edhe 5 përballje të tjera të kampionatit anglez, aty ku bie në sy humbja e Chelseat apo barazimi i Liverpool-it me Sunderland-in, me kampionët që hedhin një tjetër hap fals.

Blutë e Londrës u mposhtën në transfertë nga Leeds në shifrat 3-1, me vendasit që realizuan me Bijol, Tanaka dhe Calvert-Leëin, ndërsa për londinezët goli i vetëm u shënua nga Neto.

Liverpool–Sunderland u mbyll në barazim 1-1, një përballje e luftuar dhe e luajtur më mirë nga kampionët në fuqi, të cilët e panë veten në disavantazh në minutën e 67-të, ku Talbi kaloi përpara Sunderland-in.

Autogoli i Mukiele riktheu barazpeshën dhe i dha një pikë të kuqve.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026