Asnjë grua drejtuese politike qarku e PD, Vokshi: Keqardhje që s’kishte emra zonjash

5 Shtator 2024 | 14:17

Deputetja e PD Albana Vokshi, njëherësh edhe kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, ka thënë ndihej e keqardhur që në emrat e prezantuar ditën e djeshme si drejtues politikë të qarqeve, nuk kishte asnjë grua.

Komentet Vokshi i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se pavarësisht kësaj, kishte bindjen se drejtuesit politikë të qarqeve do të bënin një fushatë model në zonat ku ishin caktuar.

Ajo tha gjithashtu se në mbledhjen e Kryesisë gjatë ditës së djeshme do të kenë një rol të rëndësishëm Forumi Rinor i PD dhe Lidhja Demokratike e Gruas.

“Drejtuesit politikë të qarqeve janë kolegë që absolutisht në zonat ku janë caktuar, do të bëjnë një fushatë model në secilin prej rajoneve ku janë caktuar.

Kam atë keqardhjen time që në këta emra nuk ka pasur emra zonjash, pavarësisht se në Parlament në PD, edhe në raportin e fundit të ISP, janë 4 zonja që…

Edhe në mbledhjen e djeshme është diskutuar që në fushatë do të ketë rol të rëndësishëm Forumi Rinor i PD, që do kordinojë pjesën me të rinjtë dhe Forumi i Gruas, pra Lidhja Demokratike e Gruas në Shqipëri, që së bashku me personat që do drejtojnë fushatën do të mundohen që të alternojnë edhe prurjet nga ana e zonjave apo e të rinjve”, tha Vokshi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026