Asociacioni, pjesë e normalizimit të marrëdhënieve, thotë diplomati
Diplomati gjerman, Joakim Ryker komentoi për “Balkan Talks” në Euronews Albania Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Ai kujtoi se është pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse të normalizimit dhe ka qenë pjesë e planit Ahtisari.
“Dhe në deklaratën e pavarësisë së Kosovës në 2008 kishte një zotim të fortë nga planit Ahtisari dhe kjo përfshin edhe Asosacionin e komunave serbe. Prandaj s’duhet ta vështirësojmë më shumë nga ç’është. Jemi plotësisht i vetëdijshëm për marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015. Jam i vetëdijshëm për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë. Por dua të them që ku ka dëshirë, ka edhe rrugëzgjidhje,” – u shpreh Ryker.
Por a është asociacioni një shqetësim i ligjshëm i politikanëve të Kosovës?
“Është diçka që duhet të negociohet, sigurisht është plotësisht e përjashtuar, për mua, si dhe për shumicën, në mos të gjithë në Kosovë, që do të ketë ndonjë gjë të ngjashme me Republikën Serbe, pasi është problematike shume për Bosnjën,” – u përgjigj diplomati gjerman.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump