Atentat në Sarandë, viktima goditet me plumb në kokë (EMRI)

7 Maj 2026 | 22:15

Një atentat me armë zjarri është shënuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Gjashtë, ku si pasojë ka mbetur i vrarë Rexhep Ismaili, pronar i një karburanti në qytet.

Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë një plumb në kokë, plagë që i ka shkaktuar vdekjen.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e atentatit kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi autorët apo motivet e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Review-t negative ndaj bizneseve në kulmin e sezonit, sulm i pabesë dhe i motivuar politikisht

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për valën e review-ve negative ndaj bizneseve turistike shqiptare, duke e cilësuar si një sulm të organizuar me ndikim në...
09:44 | 11/07/2026

Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të premte lidhur me, sipas tij, një sulm të organizuar ndaj faqeve të bizneseve shqiptare në Google, duke deklaruar...
21:59 | 10/07/2026

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente të rënda, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, deklaroi nga Korça se protestat qytetare janë një element normal i demokracisë, ndërsa sfida kryesore për...
20:57 | 10/07/2026